E ngjashme me skenarët e filmave aksion, ka qënë atentati i mbrëmjes të së shtunës ku një sasi tritoli është hedhur në katin e 9-të të këtij pallati në rrugën Sadik Petrela në Tiranë.
Objektiv ka qënë Benard Sinomati, një emër i njohur për drejtësinë dhe botën e krimit. Autorët kanë arritur që përmes dronit të hedhin një sasi tritoli në katin e 9-të pikërisht në banesën e marrë me qira nga Elena Arza, bashkëjetuese e Sinomatit.
Në momentin e atentatit kanë qënë të dy në banesë, pasi policia hyri brenda banesës gjeti dhe sendet personale të Benard Sinomatit, si dokumentet dhe portofolin. Çifti menjëherë pas shpërthimit të lëndës plasëse është larguar me vrap nga apartamenti. Policia është në kërkim të tyre për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ky është atentati i dytë ndaj Benard Sinomatit. Në 7 janar të këtij viti në qytetin e Vlorës u ekzekutua me snajper nipi i tij, Gëzim Sinomati.
I riu u vra sapo kishte dalë në ballkon, por hetuesit kanë dyshime se autorët kishin si objektiv xhaxhain e viktimës, Benard Sinomatin.
Këtij të fundit edhe gjatë vitit 2022 i vendosen një sasi tritoli në makinën e tij në Vlorë, ndërkohë që një vit më parë, pra në 2021, kishte dalë nga burgu në Belgjikë.
Benard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, i njohur ndryshe si Buzëderri. Ky emër gjithashtu i njohur për policinë. Në vitin 1997 ka qënë anëtar i bandës së Gaxhai.
Madje në janar të këtij viti kur i vranë të birin me snajper ishte në burg për krime të rënda. Disa muaj më pas u lirua, por u arrestua menjëherë sapo mbërriti në Vlorë, pasi ndaj tij kishte një dënim nga drejtësia italiane për trafik droge. Pas arrestimit Sokol Sinomati u ekstradua në Itali.
Lini një Përgjigje