
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Në lagjen 10 korriku policia gjeti pa jetë një 68 vjeçar.
Në raportimet e para, u tha se ai është grabitur me dhunë duke i shkaktuar vdekjen. Personi i gjetur i pajetë quhet Bashkim Durmishi.
Policia e gjeti të zhveshur dhe mendohet se është goditur me sende të forta.
Por vetë policia në një regim zyrtar tha se mund të ketë pësuar arrest kardiak.
"Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", tha policia.
Lini një Përgjigje