TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2024, 16:03

I dënuar për drogë, arrestohet shqiptari në Itali; çfarë e tradhtoi

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për drogë, arrestohet shqiptari në Itali;

Një 36-vjeçar shqiptar, i arratisur dhe me shumë dënime penale, ka mbetur i bllokuar në kufirin e Brenerit për shkak të motit të keq dhe ka tentuar të kthehet në Itali duke përdor dokumente false.

Personi me inicialet M.R., të cilit i kishin mbetur edhe 1,5 vite burgim për të vuajtur, u identifikua nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë kontrollit të kthimit, në kuadër të aktiviteteve për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës. I dyshuari po udhëtonte në bordin e një treni ndërkombëtar që vinte nga Mynihu dhe po shkonte për në Bolonja.

Sjellja e tij nervoze dhe e paduruar tërhoqi vëmendjen e oficerëve, të cilët vendosën ta detyronin të zbriste nga treni për kontrolle të mëtejshme në zyrat e Komisionerit të Sigurisë Publike në Brenner. Kur iu kërkua të identifikohej, ai paraqiti një dokument identiteti rumun, duke u deklaruar një shtetas 38-vjeçar pa precedent penal.

Një analizë më e thellë e dokumentit zbuloi anomali të dukshme, të tilla si mungesa e filigranëve të sigurisë dhe të dhënave personale që nuk janë regjistruar në çipin elektronik.

Falë krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve, agjentët zbuluan identitetin e vërtetë të subjektit: M.R., 36-vjeçari shqiptar, pa banesë fikse dhe i parregullt në territorin italian.

Ndaj tij kishte urdhër kërkimi, teksa do vuajë dënimin e dhënë vitin e kaluar, nga i cili i kanë mbetur edhe 18 muaj për të vuajtur, për trafik droge dhe zhvatje, në Lacio dhe Umbria. Gjykata e Spoletos e la në paraburgim.

Lini një Përgjigje