TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2024, 13:50

Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit, dënohen me 27 vite burgim tre autorët

Shkruar nga Pamfleti
Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit, dënohen me 27
Sokol Sanxhaktari (në mes) dhe dy nga të dënuarit, Elvis Koçi (i pari) dhe Ilirian Feci

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot  me 27 vite burgim në total, 3 persona të akuzuar për grabitje dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Të dënuarit janë Ilirian Feçi, Elvis Koçi dhe Agim Gjini, për 'vjedhje me dhunë' e 'sigurim kushtesh për të kryer vrasje', mes të cilave atë të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Ngjarjet kishin ndodhur më 2011, 2013 dhe 2020.

Treshja u gjykua me procedurë të shkurtuar, dhe do të përfitojë zbritjen me 1/3 e dënimit. Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, teksa u dënuan përkatësisht:

Elvis Koçi, me 7 vite burg, për “sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, në periudhën 25-30 Korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, e kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ilirian Feçi, me 10 vite burg, për “vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Agim Gjini, me 10 vite burg, për “vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Astrit Ademi, e kryer në datën 31 Maj 2013, në fshatin Marikaj Bashkia Vorë, në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. 

 

ilirian feçi elvis koçi dhe agim gjini

Lini një Përgjigje