
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër ku një person ka humbur jetën.
Sipas policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, shtetasi Q. N., 62 vjeç ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi.
"Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje