TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2024, 15:49

Përdornin redaksinë për shpërndarjen e drogës, lihen në burg 4 "gazetarët"

Shkruar nga Pamfleti

Përdornin redaksinë për shpërndarjen e drogës, lihen

Lihen në burg pa afat katër të arrestuarit të cilët shpërndanin lëndë narkotikë.

Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra u arrestuan disa ditë më parë dhe do të qëndrojnë në qeli me vendim të Gjykatës së Tiranës deri në përfundim të hetimit.

Ata punonin në një portal lajmesh si “gazetarë”, teksa gjatë kontrollit në këto ambiente u gjetën drogëra sintetike, ekstazi. Lëndët narkotike shiteshin në zonën e ish-Bllokut në lokalet e natës, ndërsa Prokuroria thotë që furnizimi vinte nga Kosova dhe Serbia.

Ekstazia shitej 10 mijë lekë të vjetra më shumicë ndërsa 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.

Lini një Përgjigje