TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2024, 12:25

U plagos në atentatin ndaj Kevin Hajrullës, ky është shitësi i pafajshëm Armand Spahiu

Shkruar nga Pamfleti

U plagos në atentatin ndaj Kevin Hajrullës, ky është

Armand Spahiu, një shitës ambulant i fruta-perimeve, mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla në lagjen "24 Maji" të Vlorës.

Si rrjedhojë e breshërisë së plumbave 35-vjeçari Spahiu, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Hajrulla u transportua në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta në trup.

Kevin Hajrulla, është qëlluar nga një mjet në lëvizje, me rreth 80 gëzhoja kallashnikovi që janë derdhur në drejtim të 30 vjeçarit.

Në vendngjarje gëzhojat janë shpërndarë kudo, teksa prej pamjeve shihen qartë plumbat e shumtë të shpërndarë si dhe këpuca e të plagosurit dhe një bidon ujë që i është dhënë për ndihmë të parë. 

Lini një Përgjigje