TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2024, 11:03

Vjedhje, dhunë dhe armëmbajtje pa leje, AMP arreston punonjësin e policisë në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhje, dhunë dhe armëmbajtje pa leje, AMP arreston punonjësin e

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një punonjës të Policisë, i cili akuzohet për vjedhje, dhunë në familje si dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i tij është bërë pasi ish- bashkëshortja ka denoncuar për shkelje të urdhrit të mbrojtjes.

Mësohet se autori Jaçe Reçka, ka shkuar në banesë dhe i ka marrë një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh.

Në vazhdim të veprimeve nga kontrolli i banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga.

“Në vazhdim të veprimeve nga kontrolli i banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga”, njofton policia.

Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor L.T., me detyrë Paturllë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit në “Rugën e Kombit” është përplasur me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkolit rezultoi pozitiv”, njofton  policia.

Lini një Përgjigje