
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë.
Burime për mediat bëjnë me dije se 3 autorët e dyshuar kanë lëvizur në Vlorë me një mjet tip ‘KIA’ me targa italiane. Po të njëjtat burime thonë se targat rezultojnë të vjedhura.
Pas kontrolleve të kryera gjatë natës, janë shoqëruar disa persona në polici.
Në mjetin e djegur të autorëve në fshatin Panaja janë gjetur dy kallashnikovët e përdorur për atentatin. Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.
Lini një Përgjigje