
Vlora u trondit mbrëmjen e sotme nga një atentat mafioz që la të plagosur dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Policia ka dhënë detaje lidhur e atentatin mafioz që trondit Vlorën, ku mbetën të plagosur dy presona.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji” në Vlorë dhe të plagosur kanë mbetur, shënjestra e atentatit, Kejvin Hajrulla, rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz” dhe një kalimtar rasti, Armand Spahiu, 35 vjeç i cili s’kishte lidhje me ngjarjen.
Pas të shtënave, të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që nuk raportohet për rrezik për jetën e tyre. Në vazhdim të hetimeve, gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është lokalizuar automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, i cili është gjetur i djegur.
Sakaq, forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak/ Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje