TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2024, 22:46

Krimi nuk pyet më, atentati në Vlorë identik me atë të Dobraçit

Shkruar nga Pamfleti

Krimi nuk pyet më, atentati në Vlorë identik me atë të

Bandat e armatosura në vend duket se kanë tejkaluar çdo normë etike. Gjendja kriminale ka shkuar në atë nivel, sa nuk pyet më për jetë të pafajshëm.

Vlora u trondit sot nga një atentat me armë zjarri dhe shënjestër ishte Kevin  Hajrulla. Nëse shihet me kujdes, atentati është thuajse identik me atë të Dobraçit. I vetmi dallim është se në Shkodër pati 4 viktima dhe këtu 2 të plagosur.

Ashtu si në Shkodër, Hajrulla ka qenë duke ecur me makinë dhe i është afruar një tjetër automjet duke hapur zjarr ndaj tij në një distancë të gjatë. Janë qëllur mbi 20 plumba. Fatmirësisht ai ka mbetur i plagosur.

Po ashtu, njësoj si në Dobraç, e pësoi një qytetar i pafajshëm. Një i ri ishte duke shitur në dyqanin e tij, por plumbat e goditen duke e lënë të plagosur.

Kjo tregon situatën alarmante ku ndodhet vendi, teksa kryeministri na mburret në media se Shqipëria është më e sigurt se Gjermania dhe Anglia.

 

Lini një Përgjigje