TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2024, 22:05

 Atentati me dy të plagosur në Vlorë, gjendet e djegur makina e autorëve!

Shkruar nga Pamfleti
 Atentati me dy të plagosur në Vlorë, gjendet e djegur

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz i mbrëmjes së sotme në qytetin e Vlorës, ku si pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Automjeti i autorëve të ngjarjes mësohet se është zbuluar i djegur në autostradën Vlorë-Fier. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole”, teksa dyshohet se kemi dy persona të plagosur, ku një prej të plagosurve është Kevin Hajrulla.

Ende nuk ka detaje se si ka ndodhur ngjarja, apo për shkaqet e këtij atentati. Megjithatë dyshohet që pista kryesore të jetë hakmarrja. Ndërkohë që pritet policia të dalë me një njoftim për ngjarjen. 

Lini një Përgjigje