TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2024, 07:57

Iu bë atentat dje në Vlorë, Kevin Hajrulla dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma 

Shkruar nga Pamfleti
Iu bë atentat dje në Vlorë, Kevin Hajrulla dërgohet në
Kevin Hajrulla

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati ndaj tij, është dërguar në spitalin e Traumës. Mësohet se i riu është transportuar te Trauma në Tiranë rreth orës 02:15 të 19 dhjetorit, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Nga breshëria e kallashit mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu 35 vjeç, tregtar shumice i fruta perimeve. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa 29-vjeçari po lufton për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në trup e në bark.

Raportohet se 30-vjeçari është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si "i forti i Vlorës".

Inez Hajrulla është një emër i njohur për policinë, pasi i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë.Ai ka qenë shënjestër e dy atentateve, në vitin 2017 dhe 2019. Po ashtu, Inez Hajrulla ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.

 

atentat ne vlore kevin hajrulla

Lini një Përgjigje