TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2024, 07:45

Atentati në Vlorë, flet dëshmitari: Po shikoja televizor, sa dëgjova krismat u shtriva në tokë

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Vlorë, flet dëshmitari: Po shikoja televizor, sa
Kevin Hajrulla

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme pas një atentati në Vlorë. Objektiv i atentatit ka qenë 30 vjeçari Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital ndërkohë ka mbetur i plagosur aksidentalisht Armand Spahiu që po shiste fruta-perime aty pranë.

Një person që ishte afër vendit të ngjarjes foli ku tha se sa dëgjoi krismat u shtri në tokë.

“Dëgjova të shtënat isha barkas, sa dëgjova një të shtënë u shtriva. Nuk pashë asgjë se po shikoja televizor por sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, tha ai.

Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen "Çole" të qytetit të Vlorës. Një person që udhëtonte me një “Benz” ngjyrë gri është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër në lëvizje, e cila më pas u largua me shpejtësi.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrullah, i cili ishte dhe objektivi i atentatit teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe Armando Spahiu që shiste fruta-perime në një dyqan pranë vendngjarjes.

Ne mjetin e djegur të llojit Kia janë gjendur dy kallashnikovë si dhe dy karikatorë të tyre. I plagosuri i dyte Armand Spahiu ka marre një plagë në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Kevin Hajrulla në sallën e operimit në gjendje shumë të rëndë.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Pak minuta pas ngjarjes, mësohet se një automjet është gjetur duke u djegur në autostradën Levan-Vlorë, e cila dyshohet se iu përket autorëve. Paraprakisht raportohet se i plagosuri Kevin Hajrullah ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi drejt makinës së tij janë qëlluar dhjetëra plumba, gëzhojat e të cilave kanë mbushur trotuarin.

kevin hajrulla atentai në vlorë

Lini një Përgjigje