
Një 36-vjeçar në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 21”.
36-vjeçari Spartak Suca u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Shkodrës. Ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjykata e Tarragonas, Spanjë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
"I akuzuar në Spanjë, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 21”, u lokalizua në Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Spartak Suca 36 vjeç, i lindur në Shkodër.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale", njofton policia.
Lini një Përgjigje