TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2024, 16:05

U dëmtua aksidentalisht në fabrikën e ullirit ku punonte, ndërron jetë 65-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua aksidentalisht në fabrikën e ullirit ku punonte,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa një person ka humbur jetën në vendin e punës. 

65-vjeçari me inicialet M.P dëmtoi aksidentalisht dorën në makinerinë e një fabrike për prodhimin e vajit të ullirit. Si pasojë e dëmtimit, 65-vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën. Policia po punon për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje