TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2024, 18:59

E rëndë në Tiranë/ 2 persona humbin jetën nga rrjedhja e gazit, u asfiksuan brenda banesës

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë/ 2 persona humbin jetën nga rrjedhja

Dy persona u asfiksuan nga rrjedhja e gazit mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë. Mësohet se 47-vjeçari Altin Maksuti dhe 56-vjeçari Vladimir Bengu (kushërinj me njëri-tjetrin), kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesë.

Bëhet me dije se pronari i banesës Altin Maksuti jetonte në Greqi dhe ka shkuar së bashku me të afërmin e tij për të bërë riparime në banesë.

Dyshohet se rrjedhja e gazit ka qenë gjatë gjithë natës ndërsa dy personat janë asfiksuar. Policia është lajmëruar nga të afërmit, pasi dy viktimat nuk u përgjigjeshin në telefon.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje