TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2024, 14:58

E rëndë në Tiranë, dy të rinjtë dhunojnë me sende të forta një 34-vjeçar!

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, dy të rinjtë dhunojnë me

Dy të rinj, 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë dhunuar një 34 vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy të rinjtë kanë goditur me sende të forta 34 vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit në banesën e 19 vjeçarit, policia gjeti edhe një mjet prerës thikë.

“Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. T., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. T., u gjet dhe u sekuestrua 1 mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Lini një Përgjigje