TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Dhjetor 2024, 07:30

Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë 22-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Drejtuesi i një mjeti me targa angleze ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të ndaluar. 

Mësohet se drejtuesi i mjetit 22-vjeçari Denis Hoxha ka humbur jetën. Bëhet me dije se mjeti me targa angleze tip Volkswagen i cili drejtohej nga i riu, është përplasur me një kamion tip ‘Scania’ me targa AA 445 HX që ka qenë i ndaluar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vëllazërimi në zonën e ish kënetës në Durrës.

Lini një Përgjigje