
Një shumë prej 31.805 eurosh janë gjetur nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Vlorë, në një autobus agjencie udhëtimi. Parat ishin të ndara në 4 pako dhe ishin fshehur në pjesën fundore të një sediljeje në autobus.
Shuma e eurove është sekuestruar nga policia, ndërsa dy shoferët e autobusit përkatësisht 46 dhe 29-vjeç, janë ndjekur në gjendje të lirë për mos deklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.
“Vlorë/Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 31 805 euro të padeklaruara. Procedohen penalisht 2 shtetas, drejtues të automjetit ku u gjetën 4 pakot me euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në autobusin e një agjencie udhëtimi. Në pjesën fundore të një sediljeje, u gjetën dhe u sekuestruan 31 805 euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me letër celofani.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 2 drejtuesit e autobusit, shtetasit B. K., 46 vjeç dhe S. V., 29 vjeç, të dy banues në Vlorë. Automjeti dhe shuma e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje