
Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se personi që ka shkuar me plumb në këmbë në spital është Arsen Beqiri, 24 vjeç.
Ndërkohë është identifikuar dhe autori, shtetasi me inicialet E.SH, i cili është shpallur në kërkim.
I riu ka shkuar vetë në spital me plumb në këmbë, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Policia po punon për kapjen e autorit. Paraprakisht bëhet me dije se plagosja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”.
"Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, tha policia.
Lini një Përgjigje