TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2024, 08:01

Shkrumbohen nga zjarri tre autobuzë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohen nga zjarri tre autobuzë në Tiranë

Tre autobusë urbanë të linjës së “ish-uzinës së Autotraktorëve” janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës.

Në momentin e ngjarjes, autobusët kanë qenë të parkuar, teksa dëmet janë kolosale, pasi ata pothuajse janë shkrumbuar.

Policia thotë se zjarri ka rënë rreth orës 00:35 në parkingun e një firme private, për shkak të një defekti elektrik.

Fillimisht flakët kanë nisur te njëri prej autobusëve. Më pas zjarri ka depërtuar edhe te 2 urbanët e tjerë që ndodheshin aty afër.

“Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera (autobusë linje).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

Lini një Përgjigje