TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2024, 08:53

Sarandë/ Krim i rëndë në familje, gruaja vret burrin me sëpatë teksa flinte gjumë

Shkruar nga Pamfleti

Sarandë/ Krim i rëndë në familje, gruaja vret burrin me

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, ku një grua ka vrarë bashkëshortin e saj. 

Mësohet se në familjen Tahiraj gruaja, Elvira Tahiraj 49 vjeçe ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç, me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit. 49-vjeçarja është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje. 

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia

Lini një Përgjigje