Një efektiv i Policisë së Shtetit mbeti i plagosur në Kuçovë, pasi një 45-vjeçar që po shoqërohej i mori armën e shërbimit dhe e qëlloi gjatë transportimit drejt komisariatit.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kuçovë mbrëmjen e sotme. Një efektiv i Policisë së Shtetit ka mbetur i plagosur gjatë shoqërimit të një personi të dyshuar për “Prishje të qetësisë publike”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, teksa 45-vjeçari Zamir Skënderi po transportohej nga Komisariati i Fierit drejt Komisariatit të Kuçovës. Ai ishte ndaluar fillimisht për prishje të qetësisë publike.
Sipas policisë, gjatë rrugës ai u përfshi në konflikt me policin A.Toska 20-vjeç, arriti t’i marrë armën e shërbimit dhe e plagosi.
Patrulla e policisë ndërhyri menjëherë, e neutralizoi autorin dhe i mori armën. Polici i plagosur u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj të dyshuarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në trup një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.
"Rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po kryenin shoqërimin e shtetasit Z. S., 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, i dyshuar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjatë shoqërimit, shtetasi Z. S, është konfliktuar me punonjësin e Policisë shtetasin A.T., 20 vjeç, dhe gjatë konfliktit i ka marrë armën e shërbimit punonjësit të Policisë dhe e ka plagosur.
Patrulla e Policisë e ka neutralizuar dhe i ka marrë armën shtetasit Z. S., ndërsa punonjësi i Policisë është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar zbatimin e procedurave standarde të shoqërimit të personave nga ana e Patrullës së Policisë."-njofton policia.
Djal i ri 20 vjeç i pa pervoje.Atehere kur nuk e pret ndodh.Nuk ka bese e burreri, prangat dhe mundesisht te lidhura nga prapa dhe te shternguara. Ne emer te miresise nuk duhet gabuar.Gabojne shume ne te tilla raste, kane ndodhur edhe me pare. E rendesishme eshte shendeti i djalit dhe sherim te shpejte.Qytetaret kane nevoje per ty.