TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2026, 17:19

E zuri masivi i dheut gjatë punimeve për kanalizimet, vdes 46-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
E zuri masivi i dheut gjatë punimeve për kanalizimet, vdes
Foto ilustruese

Një aksident fatal në punë është regjistruar në Greqi, ku një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në zonën e Shpatit të Janinës.

Sipas mediave greke, shqiptari, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në një projekt për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza, kur gjatë gërmimeve masivi i dheut u shemb dhe e zuri poshtë.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit dhe ambulanca, ndërsa u bë një përpjekje e madhe për nxjerrjen e tij nga dheu. Megjithatë, 46-vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë arrestuar përgjegjësin e kantierit të ndërtimit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

greqi 46-vjeçari

Lini një Përgjigje