Në videon e publikuar, njëri prej autorëve shihet me një armë. të ngjashme me kallashnikovin, ndërsa tjetri përdor një çekan për të thyer xhamat e banakut të argjendarisë.E gjithë ngjarja ka zgjatur vetëm pak sekonda.
Publikohen pamjet e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ku dy persona të maskuar shfaqen duke hyrë me shpejtësi në biznes dhe duke marrë bizhuteri nën kërcënimin e armës.
Në videon e publikuar, njëri prej autorëve shihet me një armë. të ngjashme me kallashnikovin, ndërsa tjetri përdor një çekan për të thyer xhamat e banakut të argjendarisë.
E gjithë ngjarja ka zgjatur vetëm pak sekonda. Në momentin që autorët futen në dyqan, shitësja që ndodhej në pjesën e pasme mbyll derën për të shmangur përballjen me grabitësit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Zallherrit, duke përdorur një motor. Kamerat e sigurisë kanë ndihmuar hetuesit të përcaktojnë itinerarin e tyre, megjithatë identifikimi mbetet i vështirë pasi në të gjitha pamjet ata shfaqen të maskuar me skafandra.
Policia ka marrë në pyetje punonjësen e argjendarisë, e cila ka deklaruar se nuk është përballur drejtpërdrejt me grabitësit, pasi ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit në momentin e ngjarjes.Ndërkohë, efektivët kanë shoqëruar disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikime lidhur me ngjarjen.
Skema e grabitjes në Kamëz
Grabitja e argjendarisë në Kamëz ndodhi pasditen e së shtunës dhe zgjati më pak se një minutë. Dy persona të maskuar me skafandra mbërritën pranë biznesit me motoçikletë, të cilën e lanë jashtë argjendarisë përpara se të hynin brenda.
Njëri prej autorëve ishte i armatosur me një armë automatike, të ngjashme me kallashnikovin, ndërsa tjetri përdori një çekiç për të thyer xhamat e vitrinës dhe banakut ku ndodheshin bizhuteritë. Në ato momente, punonjësja e argjendarisë ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe shmangu kontaktin me grabitësit duke mos dalë pranë banakut.
Pasi morën sende ari dhe argjendi me vlerë të përllogaritur rreth mijëra eurove, autorët u larguan me shpejtësi me motor në drejtim të rrugës së njohur si “Londra”, për të vijuar më pas drejt zonës së Zall Herrit.
Sipas hetimeve paraprake, lëvizjet e tyre janë ndjekur përmes kamerave të sigurisë, por identifikimi ka qenë i vështirë pasi autorët nuk hoqën skafandrat në asnjë moment. Gjatë arratisjes ata dyshohet se janë rrëzuar nga motoçikleta, por kanë mundur të largohen sërish.
Lini një Përgjigje