TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2026, 16:50

Incident në Durrës, shkëputet suvatimi nga një pallat; dëmtohet një automjet i parkuar!

Shkruar nga Pamfleti
Incident në Durrës, shkëputet suvatimi nga një pallat;
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 4 të Durrësit, pranë zonës së Stacionit të Trenit, ku një pjesë e suvatimit të një pallati të vjetër është shkëputur dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë e rënies së materialeve inerte, është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar pranë godinës. Pas ngjarjes, mjeti është larguar nga vendi i incidentit.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar perimetrin për të shmangur rrezikun ndaj kalimtarëve dhe automjeteve që qarkullojnë në atë segment rrugor.

Paraprakisht dyshohet se amortizimi i fasadës dhe gjendja e degraduar e godinës kanë sjellë shkëputjen e suvasë, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë verifikime të mëtejshme teknike.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për sigurinë e ndërtesave të vjetra, sidomos në segmentet me qarkullim të lartë qytetarësh.

durres incident

Lini një Përgjigje