TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2026, 10:40

"E gjetëm të plagosur në oborrin e shtëpisë"/ Zbardhen detaje nga ngjarja me armë në Tiranë; çfarë deklaruan fillimisht shokët 

Shkruar nga Pamfleti
"E gjetëm  të plagosur në oborrin e
Foto Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë një 17-vjeçar. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi në banesën e 19-vjeçarit Rigers Sylaj, ku ai ndodhej bashkë me tre shokët e tij.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se të rinjtë po konsumonin alkool, kur në një moment 19-vjeçari ka marrë një pistoletë për t’ua treguar shokëve. Dyshohet se ai ka menduar se arma nuk kishte fishek në fole, por gjatë manipulimit të saj e ka drejtuar drejt 17-vjeçarit dhe arma është shkrepur.

Plumbi e goditi të miturin në kokë, ndërsa ai u dërgua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas plagosjes, 19-vjeçari dhe dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, e kanë nxjerrë të plagosurin në oborrin e banesës dhe kanë kërkuar ndihmën e ambulancës. Fillimisht, ata deklaruan para hetuesve se kishin dëgjuar një të shtënë arme dhe se 17-vjeçari ishte plagosur jashtë banesës.

Megjithatë, gjatë marrjes së mëtejshme në pyetje, tre të rinjtë kanë pranuar se ngjarja kishte ndodhur brenda banesës, në momentin kur Rigers Sylaj po u tregonte armën.

Sipas burimeve, pistoleta që u përdor në ngjarje ishte në pronësi të 19-vjeçarit, i cili mësohet se është djali i një ushtaraku.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia arrestoi Rigers Sylajn për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë u vunë në pranga për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

plagosja e 17-vjecarit ne tirane

Lini një Përgjigje