TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2026, 09:59

Plagosja me armë e 17-vjeçarit në Tiranë, policia zbardh detaje: Ndodhi aksidentalisht mes shokëve 

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë e 17-vjeçarit në Tiranë, policia zbardh

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pas mesnate pranë zonës së “Casa Italia” në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë një 17-vjeçar. Sipas Policisë, ngjarja ka qenë aksidentale.

Efektivët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndërhynë rreth orës 01:40, pasi morën njoftim për të shtënat me armë zjarri në rrugën “Berit Beker”.

Nga hetimet paraprake rezultoi se i riu ishte plagosur në banesën  19-vjeçarit Rigers Sylaj. Sipas Policisë, 19-vjeçari po i tregonte shokut të tij një armë zjarri pistoletë dhe, duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht, duke plagosur 17-vjeçarin.

I mituri u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas veprimeve hetimore, Policia arrestoi në flagrancë 19-vjeçarin për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në pranga përfunduan edhe dy të tjerë, një 20-vjeçar dhe një 22-vjeçar, pasi akuzohenër “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe armën e zjarrit që posedonte 19-vjeçari pa leje. Ndërkohë, hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Plagosi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij, vihet në pranga 19-vjeçari. Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, shokë të tyre. Sekuestrohet arma e zjarrit që 19-vjeçari e posedonte pa leje.

Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore:

-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

-u arrestuan shtetasit A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. BVijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

plagosje me arme ne tirane

Lini një Përgjigje