TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shkurt 2026, 08:06

Digjet një “Range Rover” në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti
Digjet një “Range Rover” në Pogradec, dyshohet për
'Range Rover' i Maxharit në flakë

Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, rreth orës 03:50 ku mjeti i parkuar është djegur pothuajse plotësisht.

Sipas burimeve, automjeti rezulton të jetë në pronësi të Erion Maxharit, një person i njohur për policinë lokale për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. Ai është përmendur edhe më herët në raportime mediatike, gjithashtu edhe në një incident të ndodhur ditën e zgjedhjeve, ku u përfshi në një konflikt fizik me një komisioner.

Maxhari, së bashku me një tjetër person, u arrestua në shkurt të 2025 pasi dyshohet se kanë goditur me grushte për shkak të detyrës një punonjës policise.

Kujtojmë se, më herët, Maxhari ka ushtruar detyrën e punonjësit të policisë në doganën e Qafë-Thanës.

Grupi hetimor ka nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave. Burime paraprake bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende.

"Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njoftoi policia.

Digjet një “Range Rover” në Pogradec, dyshohet për

Në vitin 2018, Erion Maxhari u arrestua së bashku me tre policë të tjerë, pasi akuzoheshin si ishin pjesë e një grupi për trafikun e klandestinëve nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli.

Ata shpërdoruan detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar. Nga 51 persona të përfshirë në këtë grup, 39 prej tyre u arrestuan në Shqipëri, mes tyre edhe 4 policët.

Lini një Përgjigje