Si pasojë e goditjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës, rreth orës 15:14, tek mbikalimi i Patokut, në superstradën Milot–Fushë Krujë, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, ka qenë duke udhëtuar me një çiklomotor kur është përplasur me një trajler.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i motoçikletës të ketë qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës në momentin e përplasjes. Trajleri, sipas të njëjtave burime, po lëvizte në drejtim të Lezhës.
Si pasojë e goditjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur menjëherë veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar dinamikën e aksidentit.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi identitetin e viktimës apo mbi gjendjen e drejtuesit të trajlerit.
Lini një Përgjigje