TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2026, 20:49

Kokainë dhe pastrim parash, lidhjet e fshehta mes klaneve shqiptare dhe “kokës së prerë” të kartelit të Jalisco-s!

Shkruar nga Pamfleti
Kokainë dhe pastrim parash, lidhjet e fshehta mes klaneve shqiptare dhe
Foto e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Të dhënat e publikuara nga mediat investigative dhe raportet e inteligjencës sugjerojnë se ka pasur bashkëpunim mes disa klaneve të mafies shqiptare dhe kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG) në kohën kur drejtohej nga Nemesio Oseguera Cervantes, ‘El Mencho’.

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur me nofkën “El Mencho” ose “Zoti i Gjelave”, themelues dhe “udhëheqës maksimal” i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG), njeriu më i kërkuar në Meksikë dhe në të gjithë Amerikën e Veriut, u vra gjatë fundjavës. Eliminimi i tij tronditi Meksikën, duke ngjallur kryengritje e sulme. 

Kokainë dhe pastrim parash, lidhjet e fshehta mes klaneve shqiptare dhe
Vrasja e ‘El Mencho-s’

Ngjarje kjo që ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe që sjell në vëmendje faktin që “El Mencho” nuk është i panjohur për shumë shqiptarë, të përfshirë në botën e krimit.

Duhet thënë që raportet e organizatave të sigurisë kanë identifikuar raste konkrete ku kreu i kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG), Nemesio Oseguera Cervantes, El Mencho, ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me grupe kriminale shqiptare.

Në shtator 2022, shërbimet e inteligjencës meksikane njoftuan se një grup biznesmenësh shqiptarë, pastronin para për llogari të kartelit Sinaloa dhe CJNG. Ky grup operonte në një rrjet kazinosh dhe investimesh në Meksikë.

Po ashtu edhe rasti  “Gato” në Ekuador, në shkurt 2023. Në operacionin për arrestimin e trafikantit ekuadorian Wilder Emilio Sánchez Farfán, i njohur si Gato, u arrestua edhe një shtetas shqiptar, Artur Rrapaj. Raportet e hetuesve dhe deklaratat e policisë tregojnë se klani shqiptar që operonte në provincën Guayas kishte lidhje të drejtpërdrejta me kartelin CJNG. Rrapaj u përshkrua si ndërmjetësi midis mafies shqiptare dhe grupit “Nueva Generación”; sipas hetuesve, grupi shqiptar blinte kokainë me çmime të ulëta në Amerikën Latine, fshihej pas kompanive të eksportit të ushqimit dhe organizonte transportin me anije drejt porteve evropiane në bashkëpunim me CJNG.

Kokainë dhe pastrim parash, lidhjet e fshehta mes klaneve shqiptare dhe
Wilder Emilio Sánchez Farfán, "Gato" dhe Artur Rrapaj

Në të njëjtin operacion, autoritetet theksuan se ky rrjet kishte lidhje edhe me kartelin Sinaloa dhe grupin spanjoll Devesa, duke dëshmuar se klani shqiptar bashkëvepronte paralelisht me disa organizata meksikane.

Megjithatë, në disa raste autoritetet thonë se grupet shqiptare operojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk pranojnë bashkëpunëtorë të tjerë; rrjedhimisht, jo çdo klan ka lidhje me CJNG./ Pamfleti

 

el mencho karteli i droges shqiptaret

Lini një Përgjigje