TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2026, 17:04

Foshnja në Durrës humb jetën pak orë pas lindjes, prindërit akuza mjekut për neglizhencë

Shkruar nga Pamfleti
Foshnja në Durrës humb jetën pak orë pas lindjes,
Materniteti Durrës

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në qytetin e Durrësit, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën pak orë pas lindjes më 19 shkurt 2026.

Sipas informacioneve nga Spitali Rajonal i Durrësit, foshnja ka dalë nga materniteti dhe ka ndërruar jetë në shtëpi. Drejtoria e spitalit mohon çdo përgjegjësi të mjekut gjinekolog dhe thotë se nuk ka asnjë provë që vdekja të ketë ardhur nga neglizhenca mjekësore gjatë lindjes.

Prindërit e foshnjës së ndjerë kanë bërë kallëzim në polici, duke akuzuar gjinekologun për moskujdes dhe neglizhencë mjekësore. Policia ka shoqëruar mjekun për verifikim, por e ka lënë të lirë pasi prindërit nuk pranuan kërkesën e autoriteteve për t'i bërë fëmijës autopsi.

Sot prindërit janë paraqitur sërish në Prokurorinë e Durrësit për të ndjekur kallëzimin. Ende nuk dihet nëse prokuroria ka nisur hetimet formale ndaj mjekut të akuzuar apo jo.

durrës spitali foshnja

Lini një Përgjigje