TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2026, 21:06

U kap duke thyer masën e arrestit, përleshje mes policisë, 38-vjeçarit dhe të afërme të tij në Golem; efektivi qëllon me armë

Shkruar nga Pamfleti
U kap duke thyer masën e arrestit, përleshje mes policisë,
Foto ilustruese

Sipas policisë, në momentin e ndërhyrjes, 38-vjeçari dhe kunati i tij, A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e rendit.

Një situatë tensioni është regjistruar mbrëmjen e sotme në Golem, ku një 38-vjeçar, në “arrest në shtëpi”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në rrugë. Ngjarja ka përfunduar me shoqërimin e disa personave dhe me një të shtënë në ajër nga arma e shërbimit e një efektivi policie.

Sipas informacionit paraprak zyrtar, rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, së bashku me ndihmësspecialistin e zonës, kanë ndaluar për verifikim shtetasin me iniciale A. B., 38 vjeç.

Ai rezultonte me masë sigurie “arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjatë verifikimit, efektivët i kanë kërkuar shpjegime për thyerjen e masës dhe e kanë njoftuar se do të shoqërohej në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Sipas policisë, në momentin e ndërhyrjes, 38-vjeçari dhe kunati i tij, A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e rendit. Në mbështetje të tyre, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe familjarë të tjerë që ndodheshin aty.

Në këto rrethana, për të neutralizuar situatën dhe për të shpërndarë personat e përfshirë, ndihmësspecialisti i Postës së Policisë Golem ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit.

Më pas, në ndihmë të patrullës kanë mbërritur forca të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin në komisariat të personave të përfshirë në kundërshtim, si dhe të 38-vjeçarit që kishte thyer masën e sigurisë.

Veprimet hetimore po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për shkak të përdorimit të armës së shërbimit nga efektivi.

policia

Lini një Përgjigje