TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2025, 14:52

Dhunuan barbarisht biznesmenin në Sarandë, shpallen në kërkim autorët 

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan barbarisht biznesmenin në Sarandë, shpallen në

Dy persona janë shpallur në kërkim në Sarandë, pasi kanë dhunuar me leva hekuri biznesmenin 49-vjeçar Arben Çipa. 

Policia informon se agresorët i kanë shkaktuar dëmtime në trup biznesmenit. Sipas bluve dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm. 

"Sarandë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 2, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje