Arrestimi i Safet Rustemit alias Bajrit dhe dy miqve të tij të ngushtë Astmer Bilali dhe Behar Bajri, lidhet me një dosje volumunize, ku brenda saj janë 7 atentate mafioze të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Për këtë çcështje Safet Bajrit i është marë 4 herë analiza e ADN-së, ku fillimisht në vitin 2019 i është marë në paraburgimin Nr. 302 në Tiranë, më pas në paraburgimin Nr.313 në Tiranë, e më tej në burgun e Fierit dhe e fundit herë në Shkodër.
Vetëm 7 vite më pas nga ky krim, pas një vlerësimi tjetër të provave dhe kryerjes së analizave laboratorike të ADN-së dhe një seri informacionesh të mbledhura nga aplikacioni “Sky”, prokurorja Elida Kaçkini, u bind se autorë të vrasjes së Fatbash Licit, ishin pikërisht Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se operacioni i kryer dy ditë më parë nga SPAK, bën fjalë për një dosje të nxjerë nga arshiva e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila prej disa vetesh e deri më tani ndodhej në arkivë, për shkak të moszbulimit të autorëve.
Në këtë dosje, bëhet fjalë për 7 atentate me 8 viktima të rregjistruara në 2018 në Shkodër, e cila ka mbëritur për moskopetencë nga Shkodra në Tiranë në muajin Nëntor 2018, duke bërë që dy prokurorë të Krimeve të Rënda, të angazhohen për identifikimin e autorëve.
Shkodra në këtë periudhë u “pushtua” nga vrasjet e njëpasnjëshme që kryenin dy klanet kriminale në qytet “Lici” dhe “Bajri”.
Në dosje janë bashkuar 7 ngjarje kriminale por shkëndija e parë që i vuri flakën Shkodrës, ishte sulmi me motobombë ndaj Lulzim Kullës në janar 2018 në tregun e Shkodrës, duke e plagosur atë. Një akt-terorist i pastër, i kryer ndaj anëtarit të familjes Lici. (Dhëndërit)/ Ora News
Lini një Përgjigje