
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fshat Maliq, ku ka shpërthyer bombola e gazit, e si pasojë janë plagosur 3 anëtarë të familjes.
Sipas informacioneve, të lënduarit po mjekohen në Spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po heton për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
"Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rasti", njofton policia.
Lini një Përgjigje