Ngjarja ka ndodhur në zonën e Medresesë, teksa i arrestuari është banues në Elbasan dhe rezulton i dënuar më parë disa herë për vjedhje.
Një 46-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka grabitur në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në Euro, Dollarë e Lekë.
Sipas asaj që bën të ditur policia është bërë i mundur sekuestrimi i shumave të parave të vjedhura që arrijnë në rreth 47 milionë Lekë, (një pjesë në Euro dhe Dollarë), që 46-vjeçari kishte vjedhur.
46- vjeçar i arrestuar nga policia, vodhi një tregtare e cila në automjetin e saj kishte lënë një çantë ku brenda saj kishte 47 milionë lekë.
Mjeti ishte i parkuar në zonën e Medresesë në Tiranë, ndërsa pronarja e makinës është tregtare shumice dhe paratë janë me burim nga biznesi.
Autorti Gurjan Trajani (Mitro), e ka ruajtur tregtaren dhe më pas i ka vjedhur 47 milionë lekët në makinë, një pjesë e të cilave ishin në euro dhe një pjesë në dollarë.
Policia bën me dije se 46-vjeçari Gurjan Trajani (Mitro) rezulton i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale.
‘Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro, dollar e lekë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
46-vjeçari, i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen rreth 45 milionë lekë, (një pjesë në euro dhe dollarë) që ky shtetas kishte vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”., bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
Gurjan Trajani (Mitro), 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.
Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’, njofton policia.
Lini një Përgjigje