Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Kamëz.
Policia thotë se në rrugën “New York”, më saktësisht tek “Rrethi i Bathores”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në drejtim të një automjeti tjetër.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz.
"Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha policia.
Lini një Përgjigje