TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2025, 15:51

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 19-vjeçar shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 19-vjeçar

2 persona humbën tragjikisht jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë mesnatës të së shtunës në Bari të Italisë.

3 makina u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Gioia del Colle. Për pasojë humbën jetën 2 prej shoferëve.

Viktimat janë një djalë 19-vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Gioia del Colle. Sipas mediave italiane, ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Viktima tjetër është një 44-vjeçar, i cili u transportua me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërsa shoferi i tretë mbeti i plagosur.

Rrethana e aksidentit të rëndë nuk janë të qarta, e pritet që ato të zbardhen nga hetimet e karabinierëve.

 

Lini një Përgjigje