
Një 54-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës, e cila ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. i narrestuari është shtetasi Vedat Hoxha, i ncili pas një sherri që ka pasur në lokal, është rikthyer i narmatosur me një armë automatike, por u kap në kohë nga policia.
“U konfliktua me pronarin e lokalit dhe disa shtetas të tjerë, largohet dhe rikthehet me një armë zjarri kallashnikov në lokal, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i n54-vjeçarit.
Pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative për një konflikt në lagjen “Manush Alimani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, organizuan punën dhe menjëherë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i narmëve, armëve shpërthyese dhe i nmunicionit” dhe “Kanosje”, i nshtetasit V. H., 54 vjeç, banues në Shkodër.
54-vjeçari, pas një konflikti me pronarin e lokalit shtetasin G. H., 36 vjeç, ishte larguar duke u rikthyer në lokal ku kishte me vete një armë zjarri kallashnikov. Në momentin që është rikthyer në lokal kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar 54 vjeçarin që mbante armën e zjarrit në dorë.
54-vjeçari në pamundësi për tu larguar ka hedhur armën në tokë. Shërbimet e Policisë e kanë prangosur menjëherë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit dhe municionin luftarak.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lire shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në Shkodër për veprat penale “Punësimi i npaligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave””, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje