TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2025, 12:37

Humbi jetën tragjikisht në Santorini, kush është 19-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën tragjikisht në Santorini, kush është

Një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën një ditë më parë në Santorini, ndërsa ishte duke punuar në sektorin e ndërtimit. i riu shqiptar mbeti nën rrënoja kur tavani i një ndërtese u shemb, duke i shkaktuar vdekjen.

Po kush ishte 19-vjeçari shqiptari?

I riu është identifikuar si Aurel Elezi. Ai humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në ishullin e Santorinit në Greqi.

Aureli ishte djalë i vetëm i familjes Elezi, i cili kishte shkuar në Greqi për të punuar, ndërsa ditën e djeshme ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, teksa ndërtimet kishin strukturën e një shpelle.

19-vjeçari ishte duke riparuar çatinë e kësaj ndërtese kur papritur është zënë poshtë nga stuktura e dëmtuar. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, autoritetet greke kanë vënë në pranga pronarin e objektit si dhe përgjegjësin për ndërtimet e zhvilluara më parë.

Mediet greke bënin me dije se ky rast nuk kishte të bënte me zhvillimet e fundit të aktivitetit sizmik që po ndodh në zonë, ndërsa ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarje fatale.

Lini një Përgjigje