TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2025, 10:39

I dënuar me 21 vite burg në Itali, arrestohet pjesëtari i organizatës kriminale në Tiranë (Emri+Video)

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 21 vite burg në Itali, arrestohet pjesëtari i

Policia e Shtetit arrestoi në Tiranë një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 21 vite burg, si pjesëtar i një organizate kriminale që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

I arrestuari është Artur Sallaku, i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 30”.

“Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, me homologët italianë, policinë e  Casertës, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë,  për kapjen e një shtetasi shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 30”,  u kap në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Artur Sallaku, 52 vjeç, i lindur në Tiranë”, njoftoi Policia.

Ndaj këtij shtetasi Giykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, ka dhënë vendimin me dënimin me 21 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.



Lini një Përgjigje