TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2025, 10:08

I akuzuar për vrasje në Spanjë, kapet në Tiranë 39-vjeçari me dy identitete (Emri+Video)

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për vrasje në Spanjë, kapet në Tiranë

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle si i dyshuar për vrasje u kap në Tiranë. Bëhet fjalë për Elion Vathi (Kaçi), i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Lacking”.

“Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lacking”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit:

E. V(K)., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, njoftoi Policia.

 

Lini një Përgjigje