TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shkurt 2025, 18:32

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, dy persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, dy persona të
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Librazhd-Prrenjas, pasi dy automjete janë përplasur mes tyre. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dragostunjë, ku për pasojë janë plagosur 2 persona.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se automjeti tip Hundai me targë AB 442 PG me drejtues shtetasin Edmond Terova është përplasur me automjetin me targë AA 710 BV me drejtues shtetasin Klevis Jaupaj.

Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin me targë AB 442 PG mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.

Lini një Përgjigje