
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Endrit Sadedinin, i arrestuar tre ditë më parë nga policia në një aksion te zhvilluar në lagjen ‘Pavarësia’.
Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi e cila ka lënë në fuqi, kërkesën e prokurorisë së Vlorës. Ndaj Sadedinit rëndon akuza “armëmbajtje pa leje”.
Më 19 shkurt blutë e Vlorës zhvilluan dy operacione të ndryshme qytet, ku si rezultat u vendos në pranga 38-vjeçari, Endrit Sadedini, i konsideruar me rrezikshmëri te lartë shoqërore teksa po ashtu u zbuluan edhe 2 shtëpi bari.
Në momentin e arrestimit, Sadedini tentoi të qëllojë në drejtim të policisë.
Sadedini është emër i njohur për policinë, pasi u ka shpëtuar dy atentateve, njëri me tritol më 19 dhjetor 2021.
Ndërkohë përsëri në 2019, atij iu është vendos një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë.
Lini një Përgjigje