
Arrest me burg është masa e sigurisë që Gjykata ka vendosur ndaj shtetasit Sebastian Muçmata, i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin Elvis Halilaj kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.
Prokuroja e çështjes Vilma Kapaj ka kërkuar në gjykatë masën e arrestit me burg për shtetasin Muçmatën, i cili akuzohet për vrasje ngelur në tentativë në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje dhe municioneve luftarake.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Suada Kurti pranoi kërkesën e prokurores.
Autori i plagosjes para oficerëve të policisë gjyqësore ka deklaruar se kjo ngjarje është shkaktuar për shkak të konfliktit për shkak të pozicionit të punës së vëllait Zenelit, i cili mbanë postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki, po sipas deklarimeve të autorit, ai akuzohet se ka ndikuar drejtpërdrejt ose indirekt në largimin nga puna të Elvis Halilajt.
Lini një Përgjigje