TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2025, 20:31

U dhunua brutalisht nga 2 persona, flet kreu i Operatorëve Turistikë në Sarandë: Më sulmuan pas konflikteve për një projekt

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua brutalisht nga 2 persona, flet kreu i Operatorëve Turistikë

Zbardhen detaje të reja nga sherri i dhunshëm në Sarandë, ku biznesmeni Arben Çipa është sulmuar brutalisht nga 2 persona pas një konflikti lidhur me një projekt biznesi.

Në një video të publikuar nga vetë ai, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushteve dhe sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur biznesmeni Çipa ishte duke ecur në rrugë duke u drejtuar për në punën e tij. Sipas deklaratave të biznesmenit, arsyeja e sulmit ndaj Arben Çipës ka lidhje me një projekt biznesi, për të cilin kishte pasur kundërshti.

Ai tregon se teksa ishte në rrugë, një prej sulmuesve, i identifikuar si Dio, e ka ndaluar dhe ka filluar të diskutonte lidhur me këtë projekt që kishte të bëjë me biznesin e Çipës.

“Unë isha duke shkuar në punë, kur papritur një person me emrin Dio më ka prerë rrugën bashkë me një tjetër dhe ka nisur të fliste për një çështje lidhur me një projekt timin. Ata ishin duke bërë gjithçka për të penguar zhvillimin e tij dhe këtë e shprehnin në formë fyerjesh. Në atë moment unë nuk i kam pranuar fyerjet dhe ata kanë shfrytëzuar momentin dhe më janë vërsulur brenda makinës time me grushte dhe gurë dhe e kam pasur të pamundur të mbrohem në atë moment”, tha Çipa për “News 24”.

Pas sulmit, Çipa ka pësuar lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, 37-vjeçari Diomet Musai u arrestua nga policia e Sarandës si autori i dyshuar i plagosjes ndërsa në kërkim është shpallur nipi i tij, Markeljan Musai 29 vjeç.

Lini një Përgjigje