
Nje 85-vjeçare është vetëhedhur ditën e sotme nga kati i 6-të i banesës e si pasojë ka ndërruar jetë. Sipas deklaratave të familjarëve, e moshuara vuante nga skleroza.
"Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit, shtetasja B. A., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje