TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2025, 14:35

Atentati në Kamëz, në shënjestër ishte Enejdon Kaçi; pista ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Kamëz, në shënjestër ishte Enejdon
Atentati në Kamëz

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që qëlluan ditën e djeshme me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër në Kamëz.

Policia bën të ditur se në kërkim janë shpallur 24-vjeçari Dejvi Mullai, 24-vjeçari Fabion Kurti dhe 30-vjeçari Enedjo Kaci.

Mësohet se shënjestra e këjit atentati, që fatmirsisht dështoi, ishte 30-vjeçari Enejdon Kaçi.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit të zonës nga Policia, janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Për ngjarjen, dyshohet se pista kryesore është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

'Kamëz-Policia identifikon dhe shpall në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër,  mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.

Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që  janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet  që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.

Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes,  konkretisht  shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.


Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit, lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe  dokumentimin e plotë ligjor  të rastit.', njoftoi policia.

 

enejdon kaçi atentati në kamëz

Lini një Përgjigje